Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur në rrethimin e një biznesi dhe njëherësh ka dëmtuar edhe dy mjete të parkuara, njofton SYRI TV.
Automjeti BMW me drejtues Ajet Aledinin, 31 vjeç, është copëtuar si pasojë e përplasjes ndërsa ai është transportuar ne spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.Fatmirësisht në orën kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur lëvizje njerëzish në rrugë pasi pasojat do ishin shumë më të rënda.