Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, pas shpalljes së saj të pandehur.
Ajo u pa duke dalë nga Prokuroria e Posaçme në orët e paradites, vetëm pak ditë pasi SPAK mori të pandehur 30 persona, përfshirë figura publike dhe njerëz të afërm të saj dhe të Veliajt. Sipas hetimeve paraprake, ndaj çiftit Veliaj-Xoxa rëndojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme.
Gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se në listën e personave të hetuar ndodhen edhe përfaqësues të kompanive private, OJF-ve dhe emra të njohur të jetës publike, përfshirë deputeten Klotilda Bushka, e cila dyshohet për intimidim dëshmitarësh gjatë hetimit.