Qerime Hoxha, gruaja e Xhevahir Hoxhës, i cili vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin, thotë se marrëdhënia mes tyre ishte e acaruar.
Ajo tregon se 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.
“Ajo i thoshte mos hajde këtu se janë shtëpitë e mia, na acaronte shumë. Ajo 1 muaj kishte që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë”, tha ajo.
Teksa pastron njollat e gjakut, bashkëshortja e Xhevahirit, e cila është edhe njerka e Fatjonit tregon debatet që kishin në familje, të cilat çuan edhe në krimin e rëndë.
Sipas saj, ishte e ndjera shkaku se Fatjoni, që ajo e quan djalin e saj, ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç. Kjo e fundit ishte rimartuar në Durrës pas ndarjes me Fatjonin, i cili kishte krijuar një lidhje paralele me Merushën.
“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.
Pyetje: Çfarë i ke këta?
Gruaja: E kam djalin e burrit
Pyetje: Sa koha kishte nusja që kishte ardhur këtu?
Gruaja: Një muaj, se rinte andej me qira.
Pyetje: Ku ishe ku ndodhi vrasja?
Gruaja: Isha andej poshtë, kam një kuzhinë andej
Pyetje: Kur erdhe këtu çfarë pe?
Gruaja: Deri aty te dera erdha unë se brenda nuk hyra, se nuk duroja dot unë
Pyetje: Burrin tuaj kush e gjeti?
Gruaja: Burri iku u var.
Pyetje: Ju tregoi për vrasjen?
Gruaja: Jo jo, iku.




