Prej së shtunës së kaluar, sinjali i transmetimit të televizionit të parë informativ, më i madhi në vend, News24 është ndërprerë në mënyrë arbitrare nga policia ushtarake dhe forcat e “KAYO” e cila pushtoi në mënyrë të befasishme godinën, pa paralajmërim, në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit.
https://youtube.com/watch?v=pJqT1c446YQ%3Fsi%3DgTtGkN3lv7aDRa18
Policia veproi me arrogancë e shurdhëri ndaj kërkesave të gazetarëve për të marrë sendet personale dhe dosjet e tyre të punës e kompjuterat nga redaksitë që u zaptuan pa asnjë vendim gjykate apo përmbarimi.
Megjithëse disa ditë pas pushtimit të godinës së News24, gjykata i dha të drejtë punonjësve të Fokus Media Grup të hynin në ambientet e tyre të punës për të tërhequr sendet personale, forcat ushtarake të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliu, njeriu që mbart mbi vete historik të shëmtuar nga puna e tij në krye të policisë, heshtin duke vijuar të shkelin ligjin.
Gazetarët e Fokus Media Grup kanë vendosur të mos tërhiqen, megjithëse në kushte jo komode pune, në temperatura të larta, ata kanë vijuar punën duke improvizuar studion e lajmeve, intervistave dhe bashkëbisedimit me qytetarët, sepse misioni i gazetarit është e drejta e informimit, e përcaktuar dhe mbrojtur me Kushtetutë.
Ndonëse gjatë këtyre ditëve, misioni diplomatik i akredituar në Tiranë, ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, ambasada e Holandës, gjermane etj, organizata mediatike të huaja e brenda vendit, aktivistë, deputetë të opozitës kanë kërkuar intensivisht respektimin e vendimit të gjykatës, lejimin e gazetarëve të kryejnë detyrën, sërish heshtja dhe shkelja e ligjit vijon. Deri kur kështu?