Këshilli i Ministrave ka emëruar zyrtarisht Adela Demetjan si drejtoreshë të re të Galerisë Kombëtare të Arteve. Vendimi u miratua gjatë mbledhjes së sotme, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Adela Demetja është një emër i njohur në fushën e artit bashkëkohor, me një profil të konsoliduar si kuratore, producente arti dhe menaxhere kulture. Ajo mban një diplomë master në “Studime Kuratoriale dhe Kritike” nga Städelschule dhe Universiteti Goethe në Frankfurt/Main.
Demetja është gjithashtu themeluese dhe drejtore e “Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor”, një institucion i pavarur që funksionon që prej vitit 2010 dhe ka kontribuar në zhvillimin e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.
VE N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.