Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishte të Patosit, ku një vajzë 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, ku ky i fundit është arrestuar nga policia dhe po hetohet për këtë akt të rëndë.
Në një prononcim për mediat, nëna e vajzës rrëfeu me lot se vajza kishte ikur nga shtëpia në orën 4 të mëngjesit dhe kishte kërkuar ndihmë te fqinjët, pasi ishte përdhunuar nga babai.
Ajo tha se vajza ishte abuzuar sistematikisht që nga mosha 5-vjeçare, por ajo nuk kishte qenë në dijeni të kësaj. Gjithashtu, nëna tregoi se vajza kishte sjellje agresive, por nuk kishte treguar për tmerrin që po përjetonte.
Policia vijon hetimet për rastin, ndërsa babai është në pranga.