Bunjamin Murtezi
Momenti i futjes në qeveri te partisë politike “Alternativa”, zgjoi nga gjumi i thellë Nostradamusët e pozitës dhe opozitës, të përzier e të papërzier, të bardh e të zinj me idenë e zhdukes së Alternativës. U zhduk Alternativa. Nuk ka më perspektivë nga kjo parti. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të ngelin as edhe me një deputet. Kështu thanë e kështu po trumbetojnë një pjesë e zërave dhe Nostradamusëve lokal.
Nxori në pah dhe në shesh dëshirën e flaktë gllabëruese, duani të jetoni ju, ndërsa ne të vdesim. Dëshironi të mbijetoni ju, ndërsa ne të zhdukemi.
U zhduk “Alternativa” thanë edhe ata të cilët e humbën trenin e mirësjelljes dhe njerëzores. “Alternativa” u ngrit nga kush? Hehe! Po, po e dini ju se nga kush u ngrit “Alternativa”. A po dalim në zgjedhje? Hajde po dalim në zgjedhje. Ja unë po ju them, përvilni mëngët edhe po dalim në zgjedhje. Mirëpo tash secili me kurrizin e vet, secili duke e mbrojtur veten. Më falni, se pakurrizorët e kanë të vështirë të më kuptojnë kur e përmendi kurrizin.
Ejani në zyret lokale të partisë politike “Alternativa” dhe shikoni radhët e personave paperspektivë dhe të shkelur ndër vite nga njerëz të cilët duan gjithcka për vete e asgjë për të tjerët.
Edhe ju që po thoni e pati “Alternativa” nuk kanë më parti e strukturë, ejani e rreshtohuni me kohë. Më mirë në kohë të kapeni pas trenit që e di saktë destinacionin përfundimtar, sesa të kërrusur e të nënshtruar të shikoni ndër gishtërinj se kush po ju mundëson mbijetesën politike.
“Alternativa” e ka zemrën e madhe. Fal dhe ju pranon të gjithëve. Por mos qëndroni pakurrizor. Mos ia dëshironi tjetrit atë që nuk ia dëshironi vetes. ”Alternativa ” nuk zhduket kur ju e shprehni si dëshirë zhdukjen e saj. “Alternativën” e mbajnë gjallë ideja dhe aktivistët e saj. “Alternativën” e mban gjallë qëllimi i mirë për të tjerët. Ne nuk ia dëshirojmë zhdukjen askujt. Duam që secili ta marr pozitën e tij të merituar në shoqëri. Duam të gjithë të jetojnë, të jetojmë edhe ne bashkë me to.