Në emisionin “Log.” në News 24, me moderator Endri Xhafo, eksperti i ekonomisë Zef Preçi komentoi idenë e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të bëhet “cashless” brenda kësaj dekade.
Ai e quajti konceptin pozitiv dhe në linjë me praktikat moderne, por theksoi se vendi është larg realizimit pa plotësimin e disa parakushteve bazë.
Zef Preçi: Ekonomia cashless , pra pa para në xhep, është ajo ekonomi ku janë krijuar ato kushte infrastrukturore, kulturore ligjore qe njerëzit të mos kenë nevoje të përdorin paranë fizike, por të përdorin paranë elektronike duke përfshirë forma të ndryshme deri te ajo që është vetëm me prekje apo formuar tjera
Që të shkosh atje është një rrugë e gjatë dhe shumë mirë që artikulon ide të tilla janë në modë në botën e sotme sidomos në vendet e zhvilluara që i kanë kushtet infrastrukturore, kulturore, ligjore etj është e vërtetë, ato pritshmëri pozitive sa i takon mundësie për të reduktuar evazionin, penetrimin e parave të pista, mundësisë për të pasur një ekonomi më funksionale por këto lidhen me ekzistencën e parakushteve që të mund të përdoret.