Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.
Sipas mediave të huaja, Trump u pyet gjatë fjalës së tij nëse SHBA-të po i afrohen sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane.
“Nuk mendoni seriozisht se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje? ‘A do ta sulmoni komponentin bërthamor iranian dhe në çfarë ore saktësisht, zotëri, do ta sulmoni atë?’”, i’u përgjigj Trump-gazetarit.
“Ti nuk e di fare që unë do ta bëj. Ti nuk e di. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj”, tha Presidenti i SHBA-ve më tej, shkruan A2 CNN.
Ai thotë “askush nuk e di çfarë do të bëj”, por mund të thotë këtë: “Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”.
“Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi? Pse nuk shkuat në negociata?”, shtoi Trump.
“U thashë njerëzve, pse nuk negociuat me mua dy javë më parë?”, vijoi ai më tej.