Fehmi MALOKU
Ju portale të pandershme e aspak profesionale,
Analistë e banalistë te dehur e trullosur,
Ju që me “copy- paste” bêni gazetari hulumtuese- kishe, e që me “pushkē kauçuku” i sulmoni e i Shpifni për ‘terroristë’ disa hoxhallarë- se i keni gjetur si caqe të lehta për t’i shpifur e sulmuar, pasi caqet tjera- të meritueshme për kritika për ju janë “xhixha”. Ato caqe ju thyejnë qafat, e nganjëherë edhe dhëmbët!
Ju që shpifët tërë javën gati, për një Imam (Husamedin Abazin) dhe shoqatēn Kulturore (AKEA), gjoja- simbas jush- Si terroriste (!)
A e dini se:
-Deri dy javë para se te Pezullohej ajo shoqatë, Shteti (Ministria e Kulturës) ka BASHKĒPUNUAR ngusht me të,
Nē katrahurēn/ krizën e randë politike, më 2014, në mënyrë tê një-anshme, d.m.th, të pamoralshme, Ministria e Administratēs Publike- ka vendos- pa asnjë bazë, t’i PEZULLOJË të gjitha shoqatat islame, e me këtë rast edhe shoqatēn Kulturore, që ju po e quani – d.m.th, po e Shpifni si “terroriste”!
A e dini ju, se kjo Ministri- pra MAP, është e Paditur për shkelje të rënda procedurale, dhe lënda e padisë- i kaluar të gjitha shkallët e gjykatave (Themelore, Apelit, Supremes), tash është duke u shqyrtuar edhe në Gjykatën Kushtetuese?!
– Se shoqata qe ju shpifës e genjeshtarë e quani “terroriste”, është kontrolluar vazhdimisht- me muaj rresht, për të gjitha vitet e saj të ekzistencës, dhe kanë dalë me raport 24- faqe, i cili raport e vlerëson fort pozitiv aspektin financiar të saj!
Edhe Avokati i Popullit, po ashtu ka raport Pozitiv për të!
“NUK KA ASNJË BISNES- SE PËR SHOQATÊ, JO SE JO, QË E KA GJENDJEN E RREGULLT E TĒ PASTËRT, SI E KA SHOQATA”- ka raportuar ATK-ja, për Shoqatën që ju Shpifês, e quani- në të vërtetë e shpifni si “terroriste”!.
A e dini ju shpifês, se edhe Raporti i Progresit, më 2016, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se ka bërë pezullimin e disa OJQ-ve në mēnyrë arbitrare- d.m.th në mēnyrë tē padrejtë/ të pamoralshme!
Edhe Ombudspersoni gjithashtu e ka trajtuar rastin e shoqatës që ju e shpifni, dhe KA KONSTATUAR SHKELJE LIGJORE me pezullimin e saj!.
Ju, natyrisht që nuk i dini këto, se s’keni qysh me ditē me “copy-paste” e me pushkē kauçuku- me të cilat gjithë ditën e lume i gjuani caqet e lehta, njerêzit e urtë, paqësorë e punëtor të zellshēm.
Të tjerët, që shkelin ligje, korruptojnë e ju korruptojnë edhe juve ua mbani zhagun, se pastaj mund t’ju kushtojë shtrenjtë!