Ejup Berisha
Z.President duke u bazuar në realitetin aktual politik ku pozita me opozitën janë zënë keq dhe po bëjnë luftë të ashpër për pushtet në ambientin politik të vendit tone, luftë politike kjo e karakterizuar me antagonizma konflikte her pas here edhe me përleshje fatmirsisht tani për tani vetëm verbale e jo frontale . Apo duke e analizuar situatën ku opozita po e bën betejën e saj që tia merr pushtetin pozitës dhe pastaj vet të bëhet pushtet dhe duke i parë e duke i ndjekur sjelljet e të gjithë faktorëve politik në skenën politike vendore mund lirisht të themë se tani për tani ju Z President Stevo Pendarovsk jeni faktori i vetëm më neutral dhe me i besueshëm politik në skenën politike të vendit tonë.
Z.President ju në të shumtën e rasteve më keni befasuar për të mirë me shumicën e deklaratave dhe aktiviteteve politike që i keni bërë dhe i keni prezentuar në opinion ndërsa me disa prej tyre do të themë se jamë edhe i fascinuar. Z.President tua themë të vërtetën shumë pak deklarata apo paraqitje publike të prezentuara deri tani në opinion nga ana e politikanëve të shumtë nuk më ka lënë ndonjë mbresë apo përshtypje pozitive përpos deklaratave tuaja.
Z.Pendarovski dua të ju themë se jeni politikan i matur dhe bashkëkohor që nuk flet vetëm atë qe e ndjen vet e që vjen si rezultat i egos që e kanë gati shumica e politikanëve në skenën politike. Por vërtetë kur flitni posaqërisht për qështjet e përbashketa të cilat na tangojnë të gjithë neve si qytetar në shoqeri dhe shtet ju me të vërtetë leni pershtypjen e një zëdhënësi të qytetarëve a e dini pse sepse ju e flitni jo vetëm atë që do të donin ta dëgjonin qytetarët e RMV-së por në të shumtën e rasteve e thoni atë që duhet domosdoshmërisht të thuhet pra e thoni të vertetën. Ky është virtyt i njerëzve të drejtë, të matur, të kulturuar dhe të edukuar. Pra duke i analizuar shumicën e deklaratave të politikanëve të prezentuara në opinion gjatë 20 viteve të fundit unë si vëzhgues dhe analizues anësor kamë ardhur në perfundim se shumica e deklaratave tuaja janë me të arsyeshmet, më të realtat dhe më të sincertat.
Prandaj Z.President dua tu jap një mirënjohje publike për këtë sjellje dhe çasje pozitive tuajën në politike. Z Pendarovski unë jamë ithtar i idesë që në RMV Presidentit të Republikës ti rriten kompetencat kushtetuese me qëllim që shefi i shtetit të jetë me aktiv dhe më produktiv në politikë. Kjo nuk nënkupton me kete rast që dikuj në kierarkine politikë ti merren kompetenca për tua dhene juve apo me këtë ide e propozim timin unë nuk dua që juve të ju fus në telashe apo në konflikt me faktorët e tjerë relevant politik por këtë gjë e propozoj me qëllim që Presidenti të mund të ndihmoj në raste kur vendi ndodhet në situata krizash politike me qëllim që të hiqen vështrisitë, bllokadat apo dhe të eliminohet pamundësia e marrjes dhe zbatimit të vendimeve të nevojshme, të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme politike. Në disa raste një koke e keshilluar në mënyrë adekuate, e konsultuar mirë dhe e cila i analizon mirë rrethanat dhe situatat politike mund te jetë faktor më efikas, më efektiv, më energjik si dhe më i guximshëm gjatë marrjes së vendimeve te nevojshme dhe të domosdoshme politike.
Pasiqë ne këtu ka kohe që ballafaqohemi me vështirsi, pengesa dhe me bllokada të shumta në procesin jo vetëm të marrjes së vendimeve politike si pasojë e kundërshtive apo konflikteve të shpeshta politike mes forcave të ndryshme politike por vështërsi si pasojë e kësaj lindin edhe në procesin e zbatimit të atyre vendimeve. Është fakt dhe gjithashtu është dëshmuar se në shtetet ku Presidenti i Republikës është faktor më aktiv dhe me kompetenca kushtetuese e juridike më të mëdha dhe më të fuqizuara dhe I cili ka aftësi më të mëdha të ndikoj në procesin e marrjes dhe të zbatimit të vendimeve politike atëher këto procese janë më efektive më efikase si dhe ka ambient më të shëndoshë politik posaqërisht për arritjen e marrveshjve mes forcave të ndryshme politike. Por gjithashtu të njëjtat procese janë më të lehta më të sigrta dhe më të shpejta.
E pushteti ekzekutiv pjesë e të cilit është edhe Presidenti i shtetit duhet të merr dhe të zbaton vendime më shpejte për shkak të situatave politike që sot janë më dinamike, shumë shpesh të ndryshueshme e ne të shumtën e rasteve këto dine të bëhen edhe më të rrezikshme.
Ideja ime është që nëse Presidenti është i drejtë i sincerte dhe i arsyeshëm ashtu siç jeni ju Z President atëher shefi i shtetit meriton të ketë besim dhe besueshmëri me të madhe e me këtë edhe më tepër ndikim si dhe pushtet më të madh politik, si dhe hapsirë më te madhe veprimi e manovrimi. Kuptohet kjo vlenë për Presidentin i cili është i angazhuar dhe i preokupuar me misionin e realizimit të interesit lexo të mires së përgjithshme apo dhe i cili angazhohet në thellimin e proceseve pozitive demokratike në shtet dhe në shoqeri. Ka shumë fakte që flasin se në shtetet ku Presidenti i Republikës është faktor i rëndësishëm vendim-marres dhe vendim-zbatues ai arrinë të jetë më efikas dhe më efektiv. Pse edhe te ne të mos të flitet me krenari dhe me plot mburrje për Presidentin e Republikës.
Në SHBA dhe në Francë psh të gjithë qytetarët ndjehen jo vetëm krenar por ata janë më të kënqur dhe më të lumtur për faktin që kanë President me aftësi vendim-marrëse dhe zbatuese sepse ata janë personalitet të afta për këto gjëra. Të njëjtët janë edhe faktor uniteti dhe neutraliteti në shtet. Pse edhe ne këtu të mos jemi krenar dhe të mos mburremi me Presidentin e Republikës kjo do të thotë me Z. Stevo Pendarovski.