Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, i ka dërguar një mesazh të qartë kundërshtarëve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Supreme ia ndaloi përfundimisht kandidimit.
Kurti ende s’ka pranuar vendimin, por ai thotë me ironi se disa mendojnë se ai ka një kundërshtar në këto zgjedhje.
Për Kurtin në këto zgjedhje ka luftë të ashpër për vendin e dytë, pasi dihet që tani kush do të jetë fituesi.
Edhe njëherë ai ka përsëritur qëllimin, se LVV kërkon 61 deputetë që i sigurojnë shumicën parlamentare.
“Ju njëmend besoni që unë kam kundërkandidat. Ka një garë të ashpër për vendin e dytë, fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet se kush është. Ne synojmë që të kemi 61 deputetë. Ne nuk jemi duke bërë fushatë për kushdo të jetë në vendin e parë, pasi ajo dihet,” ka thënë Kurti.