Kosova është tashmë vendi i dytë në rajon ppas Serbisë për nga numri i vaksinave anti-Covid që janë porositur. Në një status në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti shkruan se Kosova ka porositur 1 milionë e 850 mijë doza, që pritet të mbërrijnë në vend në muajin shkurt.
Hoti shton se përë këtë sasi vaksinash ka ndarë 40 milion euro nga buxheti i shtetit. kryeministri i Kosovës nuk harron të shtojë se vaksinat e porositura nga Kosova janë të sigurta, as ruse dhe as kineze, duke bërë dallimin nga lloji i dozave që ka marrë Serbia.
Kjo e fundit qëndron në vendin e parë në rajon, pasi ka porositur 2 milion e 140 mijë doza. Ndërsa Shqipëria është në vend të katërt, pasi në të tretin qëndron Maqedonia e Veriut.
Postimi i plotë:
Shifra dhe fakte:
■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.
■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra. Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.