Kosova ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet e shëndetësisë konfirmuan 6 viktima dhe 363 të infektuar.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Po ashtu, gjatë orëve të fundit janë shëruar 418 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 48.990 raste. Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë shënuar 55.498 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 1.405 pacientë.