32 persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi të një bombole gazi në një restorant në lagjen “Village” të Ferizajt në Kosovë pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake shtat prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për në QKUK. Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri.
“Deri më tani janë 32 persona të lënduar, prej tyre shtatë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë”.