Agim Morina
Shumë herë kam konstatuar se në këtë shtet nuk mund të gjindet njeri normal!
Ministresha për arsim Carovska pregadit reforma në arsim duke u bazuar në formën e arsimit në Finlandë!!!
Është e mirësepritur çdo reformë që do të ndikon në kualitetin e mësimit në shkollat fillore dhe ato të mesme. Të gjithë e dijmë se arsimi asnjëherë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët. Është i paplanifikuar, duke prodhuar bukvalisht kuadra që janë ngarkesë për shtetin për një kohë më të gjatë, por nuk e kam fjalën aty.
Dua ta pyes ministreshën Carovska, a e din sa kohë ju duhej atyre në Finlandë apo gjetiu në Europën Perendimore, për të arritur në këtë nivel të arsimimit?! Besoj se nuk i ka pyetur.
Reformat që i dëgjoj këto ditë nuk realizohen gjatë natës! Shkrierja e tre lëndëve në një(historia, gjeografia dhe arsimi qytetar) kërkon mësimdhënës gjenial. Ministresha si duket nuk është e njoftuar se historia nuk ka përputhje me asnjë lëndë tjetër dhe se fakultetet pedagogjike ku studentët kan mësuar disa lëndë paralelisht, janë mbyllur që moti. Një kuadër i tillë, duhet pregaditur më së paku 10 vjet, me kusht të studiojnë në ato fakultete fëmij me inteligjencë mbinormale!
Pasi të shpallet konkurs për studentë që do studiojnë nga tre lëndë paralelisht që të vazhdojnë jetën duke punuar në arsim, do të konstatohet se nuk janë paraqitur studentë as për një shkollë, e jo për një mijë shkolla.
Carovska është politikane dhe shumë gjëra nuk kupton nga arsimi, por është e re dhe duhet të din interesimin e brezeve që vijnë.
Në politikë është çdo gjë e mundur! Është e mundur ministër i kulturës të emërtohet njeri me profesion doktor, ministër i bujqësisë, të emërtohet muzicient!
Thjesht bëhen eksperimente! Në arsim nuk janë të lejuara eksperimente se fëmijēt nuk janë minjë! Arsimi është aq i ndjeshëm sa vetëm një gabim, qoftë edhe më i vogël, lë pasoja të rënda në shoqëri për shumë vite!
Këshilloj dhe njëherë të shqyrtohen të gjitha aspektet lidhur me reformën në arsim që e pregadit ministresha, që të konstatohet ç’na duhet dhe ç’presim nga arsimi! Qytetarë të arsimuar që do të mund t’ju përgjigjen kërkesave të një shoqërie moderne, apo të punësuar që rijnë në shtëpi se askujt nuk i duhen.