IKSHPK ka bërë të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,314 mostra të marra ngaShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.
Autoritetet e shëndetësisë konfirmuan gjithashtu dhe 19 viktima në 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28,504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,195.