Aty ku shkilen dhe nuk respektohen aktet normative, duke filluare nga ligji më i thjeshtë e deri te Kushtetuta, aty pra kemi të bëjmë me anarki totale. Anarkia nuk është asgjë tjetër përveçse një buldozer që ia krijon terrenin radiklizmit dhe terrorizmit. Një terren i tillë, fatkeqësisht, për momentin është shndërruar Bashkësia Ftare Islame në RMV
Nga Afrim Tahiri
Në mbledhjen e fundit të çerek-rijasetit të BFI-së së “drejtuar” nga Shaqir Fetai, ish-myfti i Myftinisë së Gostivarit (sepse në zyren e vet ka munguar mbi 150 ditë!!!) u zyrtarizun të gjitha shkeljet ligjore e kushtetuese që janë bërë në BFI, madje edhe u institucionalizuan shkeljet flagrante të të gjitha akteve normative. Nuk ka asnjë dyshim se, prapa këtij degradimi të të vetmit institucion fetar islam të vendit, qëndrojnë edhe struktura të caktuara partiake.
BFI-ja është partizuar deri në palcë, jo si subjekt me relevancë por, si objekt ku mund të zhvatet tërë pasuria milionëshe e saj. Fatkeqësisht, nëse subjekti politik është i bllokut mysliman, ai subjekt i ngulë thonjtë e vet mbi këtë Institucion vetëm sa për t’ia zhvatur pasurinë dhe për të siguruar ndonjë votë më tepër, kurse, nëse subjekti politik është i bllokut ortodoks maqedonas, mundohet t’i ngulë thonjtë e vetë sa për ta kontrolluar dhe për ta dirigjuar në drejtim të përçarjes dhe të sektarizimit të Institucuioni, veprime këto që sjellin destabilizime dhe stigmatizime të shoqërisë dhe të Institucionit.
Aktualisht, Bashkësia Fetare Islame, me lejen dhe dijeninë e pushtetit, po shndërrohet në një Institucion i cili tashmë ka legalizuar të gjitha format e mundshme të anarkisë, të radikalizmit e të terrorizmit.
Këto teza dhe akuza të pamohueshme do të mund të përligjeshin nëse shteti, institucionet përkatëse shtetërore, nëse vetë pushteti, do të intervenonte urgjentisht si një “Roje e Kushtetutshmërisë” së BFI-së si Institucion që vepron në kuadër të shtetit, në përputhshmëri të plotë dhe duke i respektuar të gjitha aktet normative të vetë shtetit.
Mosreagimi i pushtetit kundër personave të papërgjegjshëm, kundër personave të dyshimtë, kundër personave tashmë të stigmatizuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, do të thotë pajtim me përpjekjet nëntokësore për ta destabilizuar komunitetion mysliman dhe për ta shkatërruar Institucionin e tyre të vetëm fetar.
Kujt i shkon kjo për shtati? Kujt i konvenon një Institucion i brishtë apo një shkatërrim fatal i tij? Natyrisht, vetëm atyre që e synojnë një qëllim të tillë sa për t’i fshehur gjurmët e krimit dhe të kriminalizimit të Institucionit.
Ata që në mbledhjen e fundit të çerek-rijasetit i shkelën të gjitha aktet normative, menjëherë në mbrëmje është dashur të lidhen dhe të dërgohen në burg. Të paktën, që të gjthë duhet të trajtohen si subjekt i dyshuar që mundohet ta institucionalizojë radikalizmin dhe terrorizmin në vend. Të bëshë zyrtarisht shkelje flagrante të akteve normative, mos t’i përfillësh nenen dhe alinetë e Kushtetutës ekzistuese, e cila është e deponuar dhe e pranuar edhe nga institucionet shtetërore të drejtësisë, flet për një rrebelim shumë të frikshëm dhe për një synim të realizimit të politikave retrograde që mëtonin t’i paraqesin shqiptarët si destabilizues, radikalistë e terroristë islamikë.
Detabilizues, radikalistë e terroristë gjithnjë kanë qenë, janë dhe do të jenë vetëm bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete ruso-serbe. Ky “sekret” tashmë është publik, sepse vetëm ky shërbim intelegjent synon që shqiptarët të paraqiten edhe institucionalisht si “element i radikalizmit dhe terrorizmiit islamik”!
Nisur nga aspekti etiko-juridik, në mbledhjen e fundit të çerek-rijasetit të kurdisur nga Shaqir Fetai, BFI-ja që nga kjo mbledhje ka ngelur pa parimet e veta në të cilat mbështetej dikur, siç janë: drejtësia, transparenca dhe debatet para sjelljes së vendimeve në organet kolektive (shih Nenin 8 të Kushtetutës së BFI-së).