Kosova ka shënuar një bilanc të rënduar viktimash nga COVID-19, pasi u konfirmuan 9 viktima në 24 orët e fundit. Lajm i mirë është se po në 24 orët e fundit është vënë re një rënie e kurbës së të infektuarve, pasi janë regjistrur vetëm 78 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë.
Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.