Tre persona janë plagosur sot në Istog të Kosovës, pasi ka shpërthyer një bombulë gazi në një shtëpi.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se ata për fat të mirë të lënduarit, janë jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banese gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit. Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lëdnuar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Rugova.
Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.