Infermieri Fitim Havolli ka publikuar disa foto brenda ambjenteve në Klinikën Infektive, teksa bashkangjitur shkruan se po shihet dritë në fund të tunelit.
Më tej shton se duhet të vazhdojmë fuqishëm me punë dhe angazhim, për të fituar betejën me COVID-19.
“Çdo fillim e ka edhe një fund! Drita po shihet në fund tunellit! Ne duhet të vazhdojmë fuqishëm me punë dhe angazhim,kemi përjetu lodhje,ngarkesa e sfida por ne duhe mësohemi të përballemi edhe me keto vështërsi por asnjëher të mos dorzohemi! Në vend të ankesave pune përgjegjësi dhe ide për zgjidhje dhe ndihmë njëri tjetrit!”-shkruan në Facebook Havolli.