Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka humbur jetë nga koronavirus.Lajmin e ka konifrmuar Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook.
Berisha shkruan se Kelmendi ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit teksa ka kërkuar kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.
Kosova deri më tani ka regjistruar 169 viktima nga COVID-19.