Një 9-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Vajza u gjet pa ndjenja pasditën e së enjtes në prej pishinave të Komunës së Ferizajt.
Ndërsa nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë, por Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Mehmedali Hajdini ka thënë se pas nxjerrjes nga uji, asaj i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë.
9-vjeçarja ishte dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se ajo ka ndërruar jetë.