Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Veseli përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ndër të tjera shton se është mirë dhe do të qëndrojë në vetëizolim.
MESAZHI I VESELIT
Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.
Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.
Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!