Policia e Kosovës ka njoftuar se dy parashutistë janë përplasur me njeri-tjetrin gjatë kohës së uljes, ku si pasojë e lëndimeve të marra një 27-vjeçar ka humbur jetën.
27 vjeçari me inicialet F.G ., ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, ndërsa vajza 23-vjeçare po me të njëjtat iniciale është ende në spital.
“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G”, thuhet në njoftim.