Një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga Mentor Morina, pjesë e departamentit të politikave sociale dhe familjare.
Ai shprehet se i infektuari është me simptoma të lehta, ndërsa po trajtohet brenda shtëpisë së të moshuarve.
“Pas konfirmimit të rastit nga IKSHPK për një rezident që është i vendosur në shtëpinë e personave të moshuar, jemi mobilizuar i gjithë stafi, e kemi pasur një vizitë, kemi takuar shtabin emergjent brenda kësaj shtëpie dhe jemi interesuar rreth çështjes së klientit dhe për veprimet tjera që duhet të ndërmerren nga stafi i brendshëm dhe të tjerët. Gjendja e tij është ende me simptoma të lehta dhe trajtohet brenda shtëpisë së të moshuarve.”, tha ai.