Një 70-vjeçar ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë, duke arritur në 37 numri total i viktimave. Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Mësohet se viktimë është një 70-vjeçar, nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Nga 13 marsi dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,047, persona janë shëruar, ndersa 37 pacientë kanë vdekur.