Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare bëri me dije se një 80-vjeçari ka humbur betejën me koronavirus në Kosovë.
Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G, përveç diagnostikimit me sëmundjen COVID-19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani, janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus. Prej tyre, 980 janë shëruar dhe 35 pacientë kanë vdekur.