Pesë raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Drenas.Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci u shpreh për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.
“Pesë personat që kanë dalë pozitivë janë burim kontakti nga kazerma ‘Adem Jashari’. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtar i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha ai
Lladrovci është shprehur se pjesëtarët e FSK-së të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.