Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja me iniciale R. M., e lindur në vitin 1944 nga Komuna e Prizrenit.
Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19.