Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit Kosova ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 297 testeve në 24 orët e fundit.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, është thënë në njoftim.
Instituti ka njoftuar gjithashtu se dy pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të shëruarve në 876.