Po bëhen 21 vjet nga vrasja e zyrtarit të lartë të LDK-së, profesor Fehmi Agani.
E lidhur me këtë, përmes një shkrimi në Facebook, djali i Fehmi Aganit, Mentori ka bërë një njoftim të rëndësishëm.
Ai thotë se me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, si familje kanë vendosur që nesër të mos e organizojnë ceremoninë e përkujtimit.
Ja shkrimi i tij:
LAJMERIM
Ju lajmerojme qe me qellim te parandalimit te perhapjes se metejme te pandemise, si familje kemi vendosur qe neser te mos e organizojme ceremonine e perkujtimit te 21-vjetorit te vrasjes se babait tone, Fehmi Aganit. Me kete rast i falenderojme te gjithe ata qe do te jene me ne me mendimet e tyre.
Mentor Agani