Gjatë ditës së sotme do të nënshkruhet koalicioni për formimin e Qeverisë së re.
T7 raporton se tashmë në Kuvendin e Kosovës ka nisur një takim mes të kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Nga sa bëhet e ditur të dy janë duke diskutuar për finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse, koalicion ky që do të mundësonte krijimin e Qeverisë së re.
Pas këtij takimi, AAK do të mbajë një mbledhje në selinë e partisë, me fillim nga ora 13:00.