Një 22-vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës, ndërsa policia bën me dije se në pranga ka rënë një person.
“Është arrestuar i dyshuari pasi me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.