Agim Morina
Deri ku mund të shkohet me masat mbrojtëse që i nënshtron qeveria jonë si element mbrojtës nga virusi korona?! Askush as nuk mundet po as nuk mer guxim të pyet! Kjo është shum normal kur i vetmi organ kontrollues i qeverisë është vetëshpërndarë. Tani qeveria mund të sjell vendime bukvalisht si ti kujtohet! Në asnjë çast dhe asesi deputetët të popullit nuk kanë të drejtë ta lën shtetin pa kontrollë, në duar të një grupi njërëz, shumica e së cilave nuk janë zgjedhur nga populli! Edhe po të paramendojmë se këta persona nuk do i tejkalojnë të drejtat e njerëzve të garantuara me kushtetutë, vet fakti se askush nuk i kontrollon, mundet të ngjallë në natyrën e ndonjërit nga ata ndonjë veti negative! Kush mundet mua si penzionist të më garanton se Filipçe nuk do ta realizon propozimin e vet mos të mundem të dal nga shtëpia deri në vitin e ri? Askush! Unë personalisht nuk besoj se karantina dy apo tre ditëshe do të jep rezultate më efikase se distanca sociale dhe disciplina në aplikimin e mbrojtjes individuale! Qeveria e Maqedonisë së Veriut praktikisht paraqitet si korektor i ndërgjegjes tonë duke na mbrojtur nga vetëvetja! Korona virusi është realitet, po realitet është edhe jeta dhe e drejta e çdokujt mos të ndihet i kufizuar! Përkundër faktit se shtetet të Europës perendimore përgaditen për relaksimin e restrikcioneve, disa anëtarë të qeverisë sikur garojnë në “kërcënime” për restrikcione të reja! Ashtu i kuptoj unë! Nuk jam ekspert i drejtësisë po as ndonjë njohës i të drejtave të njeriut! Po a duhet të jem kur ndihem më i rezikuar nga qeveria se nga virusi i koronës! Do të ishte shumë më lehtë për gjithë qytetarët të Maqedonisë së Veriut, çdo vendim të miratohet apo mos të miratohet nga deputetet e popullit të cilit së fundit i njohim se vet i kemi zgjedhur!
P. S. Nëse ia dëshiron ndonjërit të mirën, mos ia shkel dinjitetin dhe vetërespektin.