Tre gjinekologë dhe një infermiere kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë. Personat në fjalë punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.
“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë.
Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.