Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovën, lajm i cili më vonë u demantua nga Ministrja e Jashtme e këtij shteti. Ahmeti ka thënë se rasti i njohjes është si shumë punë tjera në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se kur është puna te meritat, të gjithë i marrin për vete, derisa kur është puna te faji nuk merr përgjegjësi askush.
“Po e paramendoj me ndërru dicka prapë këto ditë prapë unë, unë”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka. Madje, ai e falënderoi kongresistin Eliot Engel për këtë njohje.
“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkroi Thaçi në Twitter.
Por pa kaluar disa orë, njoftimi i presidentit doli të jetë gënjeshtër.
Ishte pikërisht ministrja e punëve të jashtme e këtij shteti që e demantoi lajmin për njohje./Gazeta Express