Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë se është e palogjikshme që Richard Grenell t’i mbajë tri poste, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e emëroi si shef të inteligjencës kombëtare në SHBA.
Sipas Lamës, posti si drejtor i shërbimeve inteligjente është tepër i lartë dhe i ndërlikuar, andaj ajo thotë se me emërimin e ri Grenell kthehet në Uashington dhe nuk ka se si të mbajë tri poste.
Lama po ashtu ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se pas këtij emërimi Presidenti Trump mund të caktojë një person tjetër për dialogun Kosovë-Serbi, ose mund ta lërë këtë në duart e Departamentit te Shtetit.
“Me emerimin e ri, Grenell eshte e pritshme te kthehet ne Washington, dhe jo te qe droje ne postin amtual si ambasador i SHBA-se ne Gjermani. Posti si drejtor i sherbimeve inteligjente, eshte teper i larte dhe i nderlikuar”, ka thënë Lama.
“Presidenti Trump mund te caktoje nje person tjeter per dialogun, ose mund ta lere kete ne duart e Departamentit te Shtetit. Besoj se me dy te derguar te SHBa-se nuk ka qene zgjidhje e mire, edhe pse interesi duket i madh per te mberritur nje marreveshje te shpejte”, është shprehur ajo.
“Posti i i tanishem i Grenell mund te jete edhe me i fuqishem persa i perket influences ne diaogun Kosove-Serbi, direkte apo indirekte. Gjithsesi pres qe ne ditet e ardhshme gjerat te ndryshojne”, ka shkruar Lama.