Në policinë e Istogut është raportuar se pllaka përkujtimore e heroit Izet Demaj nuk është gjetur në lokacionin ku ka qenë e vendosur
Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Fadil Ferati” në Istog.
“Është raportuar se pllaka përkujtimore e Heroit Izet Dema nuk gjendej në lokacion ku ka qenë e vendosur”, thekson policia.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe kanë bërë ekzaminimin.
Rasti është duke u hetuar./GazetaExpress/