Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Vetëvendosje është tani parti si gjithë të tjerat, dhe duhet të tregojë se cilës anë të spektrit politik i takon.
“Tash ata po thonë se Thaçi nuk është aq i keq, Lista Serbe konstruktive, po dalin në bisedime etj”, thotë Ahmeti.
“Tani janë si gjitha partitë tjera. Madje ata nuk janë më të qendrës së majtë, por kanë kaluar nga e djathta”
Tutje Ahmeti e shpjegon këtë.
“Nuk ka parti të majtë me 15 ministri në Europë. Nuk ka më Ministri të Mirëqenies Publike. Kjo është qenësore për një parti të majtë që për synim e ka mirëqenien e qytetarit” /Express/