Këto janë ngjarjet politike dhe kulturore që do të mbahen gjatë ditës së sitme, e mërkurë, 12 shkurt 2020
Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezanton vlerësimin “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00).
Mbahet seanca ndaj dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi, që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00).
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë e shpalljes së eseve dhe fotografive më të mira të studentëve. (Amteatri i ri i Fakultetit Filozok, ora 10:00)
Mbahet konferenca “Domethënia dhe rëndësia e anëtarësimit në INTOSAI: ndikimi dhe përftimet për Institucionet Supreme të Auditimit”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Këshilli për kthimin e pronave të Bellanicws, proteston para ndërtesës së Qeverisë (Ora 10:00).
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe UN Women, mbajnë aktivitetin “Fuqizimi i grave dhe vajzave përmes shkencës dhe teknologjisë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00).
Mbahet ceremonia e dhënies së mirënjohjeve për personalitete me rastin e 50-vjetorit të UP-së. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 12:00)
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi pret në takim shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova. (MFT, ora 11:00, vetëm pamje).
Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00. Mediat mund të marrin vetëm pamje)
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, MarieChristine Butel. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:30. Mediat mund të marrin vetëm pamje).
Organizohet bisedë e hapur me shkrimtarët Jusuf Buxhovi dhe Ramadan Musliu. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00).
Zyra Kombëtare të Auditimit organizon ceremoninë zyrtare për shënimin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. (Hotel “Emerald”, ora 19:30)./kp