Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kongresmenin amerikan, Robert B. Aderholt.
Në takim Zemaj dhe Aderholt diskutuan për aktualitetin politik dhe institucional në Kosovë. Për krijimin e institucioneve në Kosovë dhe për sfidat politike që e presin vendin.
Zemaj në Facebook ka thënë se kongresmeni Aderholt ka shprehur gatishmërinë që ta mbështetë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike./Express/