Gjykata ka hedhur aktakuzën për rrotullimin e veturave të EULEX-it ndaj aktivistëve të VV-së, arrin afatin e parashkrimit.
Sot është Ministër i Punëve të Jashtme.
Por, krejt tjetër funksion Glauk Konjufca kishte në vitin 2009.
Atëherë ai ishte aktivist i Vetëvendosjes, ndërsa një nga aksionet që mbahet në mend nga ajo kohë, ishte rrotullimi i veturave të EULEX-it.
Këtë veprim ata e bënë për të kundërshtuar një protokoll bashkëpunimi mes EULEX-it e Serbisë.
Për këtë aksion disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u patën arrestuar, nga Njësitet Speciale të policisë së Kosovës.
Madje për shkak të rezistencës, polica kishte përdorur edhe dhunë për arrestimin e tyre.
Më vonë, në shtator të vitit 2009 Prokuroria kishte ngritur një aktakuzë për 27 aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje edhe kishte nisur një proces gjyqësor ndaj tyre.
E kjo procedurë gjyqësore asnjëherë nuk ka përfunduar me një aktgjykim. Kjo pasi që të akuzuarit asnjëherë nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës.
E si pasoj e kësaj kjo lëndë ka arritur parashkrimin apsolut.
Kështu është vendosur përmes një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i nxjerr në fund të dhjetorit të viti 2019.
Glauk Konjufca, Xhelal Svecla dhe 25 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes kanë qenë të akuzuar për veprat penale Pjesëmarrje në Grup dhe dëmtim i pasurisë së luajtshme.