Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka thotë se formimi i Qeverise me në krye shefin e tij në parti Albin Kurti është çështje orësh.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ai shpjegon se vendi së shpejti do të ketë qeverinë e re.
“Tik-tak… Qeveria Kurti!”, ka shkruar Uka në Facebook.
Ndërkohë, Gazeta Express ka mësuar se arritjen e një marrëveshje në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka mundësuar dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, gjë e cila pritet të ndodh shpejt.
Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.
Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.