Përderisa nuk heq dorë nga Imani im, nuk heq dorë as nga Kudsi!
– Nuri Pakdil
Shkruan: Hamzi Ibraimi
Për fat të keq, bota Islame është futur në gjumë të thellë posaqërisht Bota Arabe e cila është bërë mjet përdorues i vendeve perëndimore dhe fuqive të mëdha të cilat dëshirojnë me çdo kusht që Jerusalemi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit. Në këtë gjendje Bota Islame duhet të mobilizohet dhe të del në mbrojte të çështjes së Palestinës. Si çdo herë deri më tani i vetmi Shtet që ka dalë në mbrojtje të muslimanëve dhe të Palestinezëve është R. e Turqisë në krye me Liderin Rexhep Taip Erdogan i cili çështjen e palestinës e sheh si çështje të shtetit të vetë.
Nëse ndalemi që ta shohim hartën të cilën e shpalosi administrata e Trumpit do të hasim shumë gjera të cilat shkojnë në dëm të Palestinezëve.
Presidenti amerikan Donald Trump shpalosi “planin e paqes në Lindjen e Mesme”, për të cilin ai pretendon se do të zgjidhë përgjithmonë problemin izraelito-palestinez. Një nga artikujt më të diskutuar të planit të tij ka të bëjë me Jerusalemin, i cili vlerësohet si një “qytet i shenjtë” nga muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë.
Ndërsa sipas Planit që shpalosi Trump, me këmbëngulje insiston që Jerusalemi (Kudsi) të jetë kryeqytet i pandarë i Izraelit. Me këtë plan skandaloz dhe famëkeq Presidenti Amerikan shkon në favor të shtetit terorist Izraelit. Ndërsa sa i përket kthimit të refugjatëve të larguar nga Palestiana atyre kjo e drejtë ju mohohet dhe nuk kanë drejt për tu kthyer në vendlindjen e tyre “Plani i paqes” si e quan Presindenti Amerikan Donald Trump nuk është vetëm se një kaos i ri në Botën Islame, por do e kaplojë botën arabe dhe do e tregojë tiraninë e bërë ndaj muslimanëve si në Palestinë po edhe në tokat tjera Arabe në emër të “paqes”. Ngase po në emër të paqes si çdo herë, do e zhvillojnë luftën për zhdukjen e palestinës dhe të realizojnë planin e tyre për ta krijuar Izrailin e madh!.
Izraeli pushtoi lindjen e qytetit-Palestinës në vitin 1967 dhe shpalli kryeqytetin e saj Jerusalemin në viin 1980. Sidoqoftë, asnjë shtet deri më tani nuk e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Në këtë kuptim, i vetmi vendim i Presidentit Amerikan Donald Trump insiston që Jerusalemi të jetë kryeqytet i Izraelit.
Vendi i shejntë
Vendi i shejntë sipas muslimanëve, në gjuhën Arabe El Kuds dhe sipas Hebrenjëve Jerusalemi Hebraik, Jerusalemi (Kudsi) është një nga qytetet më të vjetra në botë. Perandoria Osmane ( Kudsin ) Jerusalemin, e mori në udhëheqësi në vitin 1517 deri në vitin 1917. Në atë kohë, në atë vend lulëzonte paqja e vërtetë. nga vetë fjala ( El QUDS) Kudus d.m.th Jerusalemi është i shejntë si për Islamin, Judaizmin dhe Krishterizmin, të cilat janë tre fetë qiellore. Qyteti i Vjetër, i cili është plot me rrugë të ngushta, histori mijëra vjeçare, përbëhet nga katër seksione kryesore. Këto janë renditur si lagje msslimane, hebrenje, krishtere dhe armene. Qyteti i Vjetër është i rrethuar me mure të trasha guri. Harem-üş-Şerif, ku Sahara Masjid al-Aksa ( Mesxhidi Aksa ) dhe Kubbet’s ( Kubeja ), e cila konsiderohen një nga vendet më të shenjta për muslimanët, ndodhet në Jerusalemin Lindor.
Thuhet se Profeti Muhamed a.s u ngrit në qiell nga ky vend.
Këtë artikull dëshiroj që ta përfundoj me fjalët e të ndjerit Prof. Nexhmedin Erbakan i cili tha; Nëse don që Amerika ti ndihmon Izraelit atëherë le ti jap një vend në Amerikën Jugore.