Kanë filluar reagimet nga ana e palës kosovare pas publikimit të një harte që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka publikuar në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.
E sqarime nga Rama po kërkjnë deputetët nga ana Lidhjes Demokratike të Kosovës. Arben Gashi, nga LDK, në një deklaratë për Gazetën Express thotë se Ramës nuk i falen gabimet e tilla.
“Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që Kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime”, thotë Gashi duke shtuar se Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme në raport me Kosovën.
“Mendoj se është veprim i gabuar në të gjitha rastet dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në raport me Kosovën”.
Pyetur se a duhet të këkrojë falje Rama për një veprim të tillë, Gashi thotë se ai duhet sqaruare situatën të paktën.
“Duhet ta sqarojë të paktën”
E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.
Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë./Express/