Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët për procesin demokratik zgjedhor. Ai uron edhe partitë fituese, qoftë VV apo LDK.
Ja shkrimi i tij në FB:
Të nderuar qytetarë,
Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!
Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.
Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë.