Kandidati nga radhët e Vetëvendosjes në qytetin e Gjakovës, Agon Batusha, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se trajektoret e Autostradës së Dukagjinit po shkojnë në tokat e njerëzve partiak që i kanë privatizuar vetë.
“Trajektorja e autostradës ka ndryshuar tre apo katër herë”, tha Batusha.
Ai tregoi se Vetëvendosje është pro ndërtimit të autostradës, por kundë idesë që është prezantuar aktualisht.
“Ne jemi pro idesë së autostradës, por kundër idesë së kësaj që është prezantuar”, është shprehur Batusha në Pressing të T7.
Batusha tha se projekti i Autostradës së Dukagjinit kalon pikërisht nëpër tokat e privatizuara nga njerëz partiak.
“Trajektoret e Autostradës së Dukagjinit janë pikërisht tu shku nga tokat që janë privatizuar nga njerëz partiak”, theksoi Batusha.