Një grua nga Drenasi ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht dhe është shantazhuar nga një burrë
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Gllogoc të Drenasit, ku viktima ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte ngacmuar disa herë seksualisht dhe e kishte fotografuar.
Fotot e viktimës, i dyshuari i kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit është lirua në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime./GazetaExpress