Mefail ZENDELI
Duke u udhëhequr nga parime ndhe standarde evropiane dhe botërore, ku shumica e rinisë pas kryerjes së studimeve profesionale të fushave të ndryshme vazhdojnë me përsosjen dhe aftësimin e tyre profesional, si dhe angazhimin e tyre në profesionet konkrete. Ndërkaq, te ne, sidomos te shqiptarët e Maqedoinisë, ndodh krejt e kundërta, edhe pse kryejmë studime të fushave dhe drejtimeve të ndryshme, nuk gjejmë hapësirë dhe qasje për tu kyçur dhe për të punuar në drejtimin e kryer. Si shumica e të rinjëve shqiptarë në Maqedoni edhe mua më ndoqi i njëjti fat i mospasjes mundësi për tu kyçur në institucionet e shtetit dhe për t’i kontribuar shoqërisë në të cilën jetojë. Kjo edhe për arsyen se këto insititucione janë skajshmërisht të politizuara dhe të drejtuara nga politika e qeverisjes aktuale e cila nuk jep hapësirë për kyçjen e kuadrove profesionale nëse paraprakisht nuk janë kuadër i partisë në pushtet.
Kjo situatë e krijuar dhe e pashpresë ka vrarë dhe ka shuar shpresën e shumicës së të rinjëve shqiptarë të këtyre trojeve, prandaj shumica e tyre janë detyruar që të migrojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë, ku do të mund të vinte në shprehje përgatitja e tyre profesionale. Fatkeqësia e kësaj qëndron në atë se pushteti aktual dhe veçanërisht faktori shqiptar në këtë pushtet nuk ndërmorri asgjë për të parandaluar ikjen dhe largimin e të rinjëve nga këto troje.
Por, unë edhe më tej shpresoja se kjo situatë do të përmirësohej dhe unë do të mund të kontribuaja me aftësitë e mia profesionale, shpresa vazhdonte të mbetej e gjallë te unë edhe më tej, meqë vazhdoja me përsosjen dhe aftësimin tim profesional, si dhe me angazhimin tim në sektorin privat, në menaxhimin dhe kontabilitetin e disa ndërmarrjeve private.
Kur u binda se pushteti aktual nuk kishte gatishmërinë për të ndryshuar për të mirë gjërat që ndodhnin në Maqedoni, dhe në këto hapësira filluan që të krijohen dhe të paraqiten lëvizje të reja politike që do të kundërshtonin këtë qeversije dhe këtë situatë të pashpresë të krijuar nga pushteti aktual. I bindur në sinqeritetin dhe përgatitjen profesionale të njerëzve që drejtonin Lëvizjen BESA vendosa që edhe unë të jemë pjesë e kësaj lëvizjeje dhe bashkë me të të sjellim ndryshimin në skenën politike, si dhe të përmirësojmë gjendjen e banorëve të këtij nënqielli.
Angazhimi im në këtë strukturë është që në fillimet e saj me atë që jam pjesë e kuvendit qendror të Lëvizjes Besa, por më e rëndësishme është puna në mesin ku jetoj dhe veproj. Andaj, për këtë qëllim edhe mu besua detyra për të qenë Kryetari i Nëndegës së Zajazit të Lëvizjes Besa. Lëvizja Besa synon që të jetë sa më afër banorëve të kësaj ane dhe te kjo të gjejnë shpresën e humbur shumica e shqiptarëve. Kjo detyrë e marrë përsipër më obligon që të jem më i përgjegjshëm ndaj besimit që më është dhënë mua dhe shokëve të mi, anëtarë të Lëvizjes Besa.
BESA do të sjellë ndryshimin në shoqërinë tonë dhe do të kthejë shpresën te shqiptarët!